"Ja ka nis njerëzit me mesu arabisht”, Gjini kritikon Qeverinë për çështjen e Kampionati Botëror: Po paguajmë dy herë - NACIONALE

"Ja ka nis njerëzit me mesu arabisht”, Gjini kritikon Qeverinë për çështjen e Kampionati Botëror: Po paguajmë dy herë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për Kampionatin Botëror të futbollit.

Ai ka bërë me dije se qytetarët po detyrohet të paguajnë dy herë për ta parë Kampionatin Botëror.

Gjatë një interviste në emisioni Codex në ATV, ai ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“Kurrë në jetë nuk ka ndodh që buxhetin e transmetuesit publik me e pagu na, me dhjeta miliona euro, në të njëjtën kohë kur të vjen kampionati i futbollit me t`i lyp paret edhe një herë për me pa botërorin. Kurrë nuk ka ndodhur në histori të Kosovës kështu. Kjo po ndodh prej një qeveri qe i thotë vetes e majtë”, ka thënë Gjini.

Madje, ai është tallur me një gjë të tillë..

Sipas tij, duke kërkuar alternativa tjera për të parë kampionatin, qytetarët kanë filluar ta mësojnë edhe gjuhen arabe.

"Ja ka nis njerëzit me mesu arabisht, me falni në shprehje që po them kështu. Nuk është keq me e mesu edhe një gjuhë të huajë, por puna është se me të vërtetë është brutalitet”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme