Izraeli mohon në GjND se në Gaza po ndodh gjenocid - NACIONALE

Izraeli mohon në GjND se në Gaza po ndodh gjenocid

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Izraeli e mbrojti të premten në GjND nevojën për ofensivën ushtarake në Gaza, pasi Afrika e Jugut kërkoi nga gjykatësit që ky shtet të urdhërohet për t’i ndaluar operacionet në qytetin Rafah dhe për t’i tërhequr tërësisht trupat nga enklava palestineze.

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë të Izraelit, Gilad Noam, e quajti rastin e paraqitur nga Afrika e Jugut, ku Izraeli akuzohet për shkeljen e një konvente kundër gjenocidit, si “tërësisht të ndarë nga faktet dhe rrethanat”, raporton gazeta “The Guardian”.

Para fjalës së Izraelit në GjND, disa protestues pro-izraelitë u grumbulluan para gjykatës me seli në Hagë, duke shfaqur fotografi të pengjeve që po mbahen nga Hamasi dhe duke e kërkuar lirimin e tyre.

Lajme të ngjashme