Izraeli: Marrëveshja bërthamore do t’i jepte Iranit 100 miliardë dollarë për ta destabilizuar rajonin - NACIONALE

Izraeli: Marrëveshja bërthamore do t’i jepte Iranit 100 miliardë dollarë për ta destabilizuar rajonin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një marrëveshje e re bërthamore mes fuqive botërore dhe Iranit do t’i lejonte vendet e tjera që t’i shmangin sanksionet dhe t’i jepnin Iranit nga 100 miliardë dollarë në vit për ta destabilizuar Lindjen e Mesme, tha të mërkurën kryeministri izraelit, Yair Lapid.

Shtetet e Bashkuara synojnë që t’i përgjigjen së shpejti një drafti të propozuar nga Bashkimi Evropian, me të cilin do të kthehej marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, e cila e kufizonte programin iranian për pasurimin e uraniumit në këmbim të lirimit nga sanksionet.

“Tash për tash, në tavolinë është një marrëveshje e keqe. Ajo do t’i jepte Iranit 100 miliardë dollarë në bit... këto do të përdoreshin për ta minuar stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe për ta përhapur terrorin përreth botës”, tha kryeministri izraelit.

“Largimi i gjerë i sanksioneve në sektorët si sektori bankar – kundër institucioneve bankare të cilësuara sot si përkrahëse të terrorizmit – nënkupton që iranianët nuk do të kenë asnjë problem për të pastruar para... Irani do t’u asistojë vendeve të tjera që ballafaqohen me sanksione, që t’i shmangin ato”, shtoi ai.

Disa kritikë të draftit të marrëveshjes e kanë theksuar mundësinë që Rusia – palë e marrëveshjes së vitit 2015 me Iranin, por tash nën sanksione të rrepta të Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë – t’i shtojë transaksionet me Iranin, përfshirë tregtinë e naftës dhe të armëve.

Lajme të ngjashme