Izraeli kërcënon se mund ta kthejë Libanin në “Epokën e Gurit”
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, paralajmëroi gjatë një vizite në Uashington se ushtria e vendit të tij është e aftë që Libanin “ta kthejë në Epokën e Gurit” në çfarëdo lufte me militantët e Hezbollahut.
Megjithatë, Gallanti këmbënguli se Qeveria parapëlqen një zgjidhje diplomatike për gjendjen në kufirin Izrael – Liban, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Ne nuk dëshirojmë luftë, por jemi të përgatitur për secilin skenar” – tha Gallanti para gazetarëve gjatë një vizite katërditore në ShBA.
“Hezbollahu kupton shumë mirë që ne mund të shkaktojmë dëm masiv në Liban, nëse niset një luftë” – shtoi ai.
Gallanti gjithashtu tha se diskutoi me zyrtarë amerikanë për propozimet rreth qeverisjes së Gazës pas luftës, ku do të përfshiheshin palestinezët lokalë, partnerët rajonalë dhe ShBA-ja, por se ky do të jetë “proces i gjatë dhe kompleks”.