Iu dogj stalla me 42 dele, kryetari i Vitisë premton ndihmë për fermerin
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi fermerin nga Stublla e Poshtme, i cili ka pësuar një tragjedi, pasi stalla e tij dhe 42 dele u dogjën nga zjarri, duke shkaktuar humbje të mëdha financriare.
Në njoftimin zyrtar, Komuna e Vitisë njofton se Haliti shprehu mbështetje të plotë për fermerin dhe familjen e tij, duke siguruar se do të merren masa të menjëhershme për ndihmën në rikuperimin e dëmeve dhe për të siguruar që ata të mos mbeten të vetëm në këtë periudhë të vështirë.
Po ashtu, kryetari falënderoi zjarrfikësit për reagimin e shpejtë, që shpëtoi jetën e një gruaje të familjes, duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe.