Italia goditet nga një tërmet me 4.5 ballë
Italia qendrore u godit sërish nga një tërmet dhe këtë herë magnituda ishte 4.5 ballë të shkallës Rihter, raporton EMSC.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendra ishte në detin Adriatik, 67 kilometra nga Rimini.
Sipas informacioneve nga EMSC, tërmeti është ndjerë kryesisht në zonën e Ankonës, ndërsa raportohet se është ndjerë edhe në disa vende të Ballkanit.
Kujtojmë se Italia u godit nga një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ditën e djeshme dhe epiqendra ishte në detin mes Ankonës dhe Riminit. Në Gadishullin Ballkanit, tërmeti është ndjerë më së shumti në vendet në bregdet, por është raportuar edhe nga vendet e tjera të Evropës. /Nacionale/