Isufaj: Kërkuam që Kurtin ta sillnin me forcë për të dëshmuar, Gjykata s’lëshoi urdhëresën - NACIONALE

Isufaj: Kërkuam që Kurtin ta sillnin me forcë për të dëshmuar, Gjykata s’lëshoi urdhëresën

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka bërë me dije se deputeti i VV-së, Albin Kurti, është ftuar dy herë për të dhënë dëshmi në lidhje me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk ka iu përgjigjur thirrjeve.

Ai madje tregoi se se Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë për të dëshmuar, por kjo kërkesë nuk ka marrë miratimin e saj.

“Nuk ka ardhur. Ne i kemi ftesat siç e kërkon Kodi i Procedurës – dy ftesa, nuk është përgjigjur. Ju kemi drejtuar Gjykatës, ashtu siç e kërkon ligji – dy herë. Gjykata ka lëshuar dy urdhëresa, por ai nuk ka ardhur. Unë e them me kompetencë se kërkesa jonë ka qenë e qartë – të lëshohet urdhëresë që dëshmitari të sillet me forcë në Prokurori. Një urdhëresë e tillë kurrë nuk është lëshuar.” – tha ai në “Kallxo Pernime”

Lajme të ngjashme