Istog: Polici e dënon, qytetari e shqyen tiketën dhe e sulmon zyrtarin policor
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar ka ndodhur në Istog.
Atje një polic e ka dënuar një qytetar. I njëjti në shenjë revolte e ka grisur tiketën dhe e ka sulmuar policin.
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Istog 09.03.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje, në shenje revolte ka grisur gjobën dhe ka sulmuar zyrtarin policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.