Gjendet i vdekur një person në varrezat e fshatit Gurakoc, dyshohet se bëri vetëvrasje - NACIONALE

Gjendet i vdekur një person në varrezat e fshatit Gurakoc, dyshohet se bëri vetëvrasje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

E përditësuar: RTV Fontana ka raportuar se personi i vdekur është Triumf Ferati. Ai dyshohet se se ka bërë vetëvrasje pranë varrit të babait të tij, Fadil Feratit.

Një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Policia është njoftuar se në fshatin Gurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në konfirmim për Klan Kosova

Lajme të ngjashme