Ismaili: Qeveria të nisë menjëherë procedurat për uljen e çmimit të energjisë - NACIONALE

Ismaili: Qeveria të nisë menjëherë procedurat për uljen e çmimit të energjisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka kërkuar nga Qeveria Kurti dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë të nisin procedurat për uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se faturat e dyfishuara ose të trefishuara mujore që i kanë pranuar qytetarët gjatë kësaj jave, janë të padrejta dhe të papërballueshme.

Andaj, është kërkesë imediate që Qeveria, bashkë me ZRRE-në të fillojnë urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike, si dhe të mbahen përgjegjës para ligjit të gjitha akterët që kanë abuzuar me situatën në sektorin e energjisë. Sepse, vazhdimi i faturimit të energjisë me tarifat aktuale do të jetë rrënues për familjet në Kosovë”, është shprehur Ismaili.

Ai ka bërë me dije se ngritja e çmimit të energjisë elektrike i ka vënë qytetarët para një vështirësie të madhe financiare.

Këtë muaj, pamë një politikë të Qeverisë kinse për të ndihmuar qytetarët. Ato 58 milionë euro që u ndanë si subvencione nga Qeveria për fëmijë dhe pensionistë, po dëshmohet se në fakt kanë qenë mjete të ndara për KEDS-in. Qytetarët vetëm janë përdorur si ndërmjetësues në këtë transaksion të planifikuar. Faturat e stër-rritura të energjisë janë dëshmi e kësaj politike të dëmshme dhe manipuluese. Në kohën kur qytetarët e Kosovës, nën këtë qeveri, janë varfëruar edhe më shumë, me 19% te tyre nën pragun e varfërisë, ata po detyrohen të paguajnë edhe faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme