Ismaili: Nuk kemi dëshirë t’ia marrim pushtetin Kurtit - le ta bëjë atë që e proklamoi 15 vjet - NACIONALE

Ismaili: Nuk kemi dëshirë t’ia marrim pushtetin Kurtit - le ta bëjë atë që e proklamoi 15 vjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka folur në T7 për zgjedhjet nacionale dhe për qeverinë Kurti.

Para se të fliste për pozicionin e PDK-së në Prishtinë dhe në Kosovë, Ismaili “shpreson” që të mos mbahen menjëherë zgjedhjet nacionale.

“Ta ngrehi paralelin në Prishtinë dhe garën nacionale që do të jetë, kurdo që të jetë ajo, shpresoj që do të jetë menjëherë, në kuptimin që nuk kemi ndonjë dëshirë t’ia marrim pushtetin Albin Kurtit… Atë që e ka proklamu për 15 vite që mund ta bëjë, le ta bëjë, pra ne nuk kemi asnjë lloj ngutie. Ngutinë e vetme ai e sheh sot nga qytetarët”, tha Ismaili.

Ai ka thënë tutje se në vend të arsyetimeve, qeveria duhet të nis punën dhe të dalë nga zona e komoditetit.

“Këta e mbushin kohën me aktivietete joprodukteve. A i keni parë njoftimet e llojit, sot kemi marrë 100 vendime, 20 fjalime etj. Te ne thojnë, a qite n’dritë diçka? Këta thonë kemi mbajtur kaq takime, kemi diskutuar kaq herë… por ku është rezultati i juaj”, ka pyetur Ismaili.

Ish-ministri i shëndetësisë ka thënë se Qeveria e Kurtit ka rastin që të bëjë një kapërcim të madh në shëndetësi, por edhe në sektorë të tjerë.

Lajme të ngjashme