Ismaili me pensionistët e Prishtinës: Ju që e keni ndërtuar këtë qytet do ta keni respektin që ju takon - NACIONALE

Ismaili me pensionistët e Prishtinës: Ju që e keni ndërtuar këtë qytet do ta keni respektin që ju takon

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zhvilluar një takim me pensionistë të kryeqytetit, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.

Ai u zotua se do të sigurojë masa konkrete për ta lehtësuar jetën e pensionistëve.

Postimi:

Momente nga bashkëbisedimi ynë me gjeneratën e artë që e ka ngritur Prishtinën me punë e sakrificë - pensionistët e qytetit🎗️

Në qeverisjen time, ju që e keni ndërtuar këtë qytet do ta keni respektin që ju takon! 💙

Lëvizje të lirë në trotuare të reja që ndërtohen.

🏥🏢 Qasje prioritare në shërbime komunale e shëndetësore.

🏡 Hapësira të dedikuara për jetë komunitare.

🚏Rrugë të ndriçuara me trotuare të sigurta.

Bashkë do ta bëjmë Prishtinën qytet për të gjithë! #KohaPerPrishtinen ➡️

Lajme të ngjashme