Ismaili: Kurti të dalë në mbështetje të deputetes Ganimete Musliu
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka dalë në mbrojtje të deputetës së PDK-së, Ganimete Musliu e cila ishte cak i ofendimeve.
Ismaili në Facebook ka kërkuar nga kryeministrit, Albin Kurti që të dalë në mbështetje të Musliut.
“Vetëm në këtë mënyrë shoqëria jonë do të depolarizohej dhe shtensionohej.” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.
Shkrimi i i saj:
Ka shpresë
U gëzohem momenteve shoqërore sikur ky #MeGanen kur bashkëqytetarët e mi, shumica sish, pozicionohen kundër gjuhës së urrejtjes, veçimit dhe praktikave përçarëse!
Mendoj se është momenti tani që edhe kryeministri Albin Kurti të dalë në mbështetje të deputetes Ganimete Musliu dhe të përmbyllë përfundimisht ciklin e fushatave linçuese dhe dezinformatave politike me të cilat është shërbyer ai dhe partia e tij deri më sot.
Vetëm në këtë mënyrë shoqëria jonë do të depolarizohej dhe shtensionohej.
Vetëm kështu do të zinte hapësirën dialogu qytetar, i domosdoshëm në këtë moment vendimtar.
Bëje kryeministër! Dil #MeGanen !
