Ismaili e PDK-së për Kurtin: Do ta zhdukte opozitën, ashtu siç e ka zhdukur opozitën në partinë e tij
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, për deklaratën e tij për zgjedhje.
Ismaili me anë të një postimi në facebook, ka thënë se po të varej nga ai, kryeministri Kurti do ta zhdukte opozitën ashtu sin ë partinë e tij.
“Kurti po brengoset për opozitën, por në fakt atij nuk i bën për opozitën.
Në cilësinë e një politikani autoritar, ai do ta zhdukte opozitën politikisht, ashtu siç e ka zhdukur opozitën brenda partisë së tij”, ka shkruar ajo.
