Ismaili e kritikon Qeverinë Kurti: Totalisht e çrregulluar, shëndetësia është në një gjysmë paralizë - NACIONALE

Ismaili e kritikon Qeverinë Kurti: Totalisht e çrregulluar, shëndetësia është në një gjysmë paralizë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Uran Ismaili, nënkryetar i PDK-së, ka folur gjerë e gjatë për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Në fakt, Ismaili ka pasur shumë kritika për qeverisjen e Kurtit, e cila sipas tij e ka çrregulluar Kosovën.

“Situata në Kosovë është çrregulluar jo vetëm në aspektin politik, por është çrregulluar edhe ekonomia e vendit. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta, sektori i shëndetësisë është në një gjysmë paralize, arsimi ka mungesë të vizionit të investimeve apo të koncentrimit dhe fokusit të Qeverisë. Pra, ajo që e përmirëson jetën e qytetarit në Kosovë, sot është totalisht e çrregulluar.” - ka thënë Ismaili për RTK.

Tutje, ai ka përmendur edhe aferën financiare ku dyshohet të jetë përfshirë Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci.

“Ne kemi ngritë çështjen e energjisë elektrike shumë para skandalit të Martin Berishajt. Pra, kemi folur shumë kohë të gjatë që çmimet, furnizimet janë probleme të mëdha. Kemi folur se nuk fare transparencë. Kemi folur për tendencën e madhe të qeverisë që të kontrolloi çdo segment të institucioneve, përshirë edhe zyrtarët publik, institucionet e administratës publike dhe të gjitha këto ne i kemi sfiduar nëpër gjykata dhe në Gjykatën Kushtetues.” - ka deklaruar Ismaili.

Lajme të ngjashme