Ismaila Sarr hap garën për çmimin e golit më të mirë të sezonit, realizon nga gjysma e fushës ndaj West Brom
Anësori Ismaila Sarr ka shënuar një gol të mrekullueshëm që padyshim do të garojë për çmimin "goli më i mirë i sezonit".
Senegalezi befasoi të gjithë me një eurogol nga gjysma e fushës, duke lënë portierin plotësisht të shtangur.
Zhvillohej minuta e 12-të e përballjes në Championship mes West Brom dhe Watford, me Sarr që pranoi një top dhe pa largimin e portierit nga zona, ku me një gjuajtje fantastike ngriti në "këmbë tërë stadiumin".
Për të parë këtë gol: VIDEO