Islami: "Me marrëdhënie të ftofta me aleatët, gjasat janë të vogla për të arritur maksimumin"
Analisti i politikës, Dardan Islami, ka thënë se vetëm të bashkuar dhe duke dëgjuar këshillat e aleatëve mund të arrihet maksimumi në raport me dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se Kosova në dialogun e Brukselit hyri “mbrapsht, u bind me zorr, u manipulua me terminologji, dhe hyri ne Mal pa Sakic”.
Islami ka thënë se: “Te perçare dhe ne mardhenie te ftofta me aleatet, ne rrethana krejtsisht te reja te cilat nuk arritem ti lexojm me kohe, gjasat per ta arrit maksimumin, jane shume te vogla.”
Shrkimi i tij i plotë:
Çdo pune duhet te niset mbarë, me nje fokus dhe angazhim maksimal, arrihet edhe maksimumi i mundshem.
Bisedimet ne kohen e bombardimeve ne Rambuje e gjeten Kosoven te djegur dhe te hendikepuar, por megjithate me qendrrimin dhe perfaqsim dinjituoz, me ndihmen direkte dhe keshillave nga aleatet tane, perfaqsuesit e popullit e nxorren maksimumin e mundshem.
Disa vjet me vone ne Vjene ku tani me kishim institucionet tona demokratike, u kriju ekipi unitetit dhe çdo gje shkoi, si jo me se miri.
Ne dialogun e Brukselit Kosova hyri mbrapsht, u bind me zorr, u manipulua me terminologji, dhe hyri ne Mal pa Sakic,
dhe rezultati po shihet, eshte ky qe eshte.
Pervoja ne meson se vetem te bashkuar duke i ndegju keshillat e aleateve, me nje plan dhe qellim, mund te arrihet maksimumi i mundshem!
Te perçare dhe ne mardhenie te ftofta me aleatet, ne rrethana krejtsisht te reja te cilat nuk arritem ti lexojm me kohe, gjasat per ta arrit maksimumin, jane shume te vogla.
Por gjithsesi dialogu nuk mbarron me kete marveshje, dhe uroj shume qe ne marveshjen finale te kemi nxjerr mesime nga pervoja, shpresoj me njerez te ri, ne rrethana te tjera.
