Ishte përvetësuar paligjshëm: Policia e sekuestron veturën me targa të Zvicrës në Klinë, po kërkohej nga Interpoli - NACIONALE

Ishte përvetësuar paligjshëm: Policia e sekuestron veturën me targa të Zvicrës në Klinë, po kërkohej nga Interpoli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosova ka sekuestruar një veturë e cila dyshohet se ishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme në Klinë.

Sipas policisë, vetura ishte me targa të Zvicrës dhe ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Rasti po hetohet.

Raporti i plotë:

GJETJE E AUTOMJETIT TË KËRKUAR NGA INTERPOLI

Klinë 25.09.2024 – 17:00. Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme