“Ishte me vëllain”: Flasin familjarët e të mbijetuarit të vetëm nga aksidenti i avionit të “Air India”
Familja britanike e të mbijetuarit të vetëm në aksidentin e avionit të “Air India’ ka folur me të, derisa ai nga spitali u ka thënë se “është mirë”.
Air India konfirmoi se britaniku me origjinë indiane, i cili sipas Hindustan Times quhet Vishwash Kumar Ramesh, ishte i vetmi i mbijetuar në aeroplanin me 242 persona.
Ramesh ishte ulur pranë vëllait të tij në fluturim, tha kushëriri i tij Ajay Valgi për gazetarët të enjten jashtë shtëpisë së tyre në Leicester, në Midlands të Anglisë.
“Po, të paktën familja është e lumtur që ai është mirë, por ne jemi ende të pikëlluar për vëllain”.
“Ne jemi shumë të pikëlluar, jo vetëm për shkak se është vëllai ynë, por edhe për njerëzit e tjerë. Në aeroplan ishin 242 persona, kështu që natyrisht nuk është lajm i mirë” – ka thënë ai.