Ishin në Gjykatë për një rast, një person sulmon tjetrin me mjet të fortë në Suharekë
Një person ka sulmuar një tjetër me një mjet të fortë, derisa po prisnin në oborrin e Gjykatës në Suharekë.
Të dy, ishin atje për një seancë gjyqësore, i ka thënë Nacionales Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Policia po merret me rastin.
“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishin duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy personat ishin palë në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin” – ka thënë ai.