Ish-diplomati amerikan: Ballkani të mos mbetet larg vëmendjes së Perëndimit - NACIONALE

Ish-diplomati amerikan: Ballkani të mos mbetet larg vëmendjes së Perëndimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Evropën dhe Politikën ndaj NATO-s, Jim Townsend vlerëson se një nga zhgënjimet kryesore të zhvillimeve të pas Luftës së Ftohtë në Evropë janë dështimi i shteteve të Ballkanit për të arritur paqen. Townsend deklaroi për Zërin e Amerikës se tridhjetë vjet pas “paralajmërimit të Krishtlindjes” që Presidenti Bush i bëri Serbisë për Kosovën, gjasat për shpërthimin e luftës janë të vogla, por Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe NATO-ja, duhet të vazhdojnë të përqendrohen në problemet në Ballkan dhe të sigurohen që ato nuk do të lihen jashtë vëmendjes.

"Këshilla ime e parë është të vazhdojnë trysninë, të vazhdojnë të punojnë atje dhe të mos e largojmë vëmendjen nga Ballkani për shkak të zhvillimeve në vende të tjera. Rreziqet janë të mëdha në Ballkan dhe shumë gjëra të mira mund të ndodhin aty nëse punojmë bashkërisht. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ishte atje së fundmi, gjithashtu edhe Sekretari Blinken ishte në rajon për takimin e OSBE-së, të gjitha zhvillime të mira, por duhet të kemi durim. Do të duhet një gjeneratë, apo dy për të ndryshuar dhe është detyra jonë të ndihmojmë ata politikanë që duan të mirën. Duhet të jemi aty për të ndihmuar t’i japim formë atij zhvillimi. Dhe për ta bërë një gjë të tillë, duhet të jemi aty sepse nuk është diçka që mund të bëhet nga Uashingtoni apo Brukseli" - tha ai.

Lajme të ngjashme