Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, thirret për dëshmi mbi hetimin penal të 6 janarit
Prokurorët e Departamentit të Drejtësisë kanë kërkuar dëshminë e ish-zëvendëspresidentit Mike Pence, në hetimin penal të lidhur me përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve për të penguar transferimin e pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020.
Sipas disa personave të njohur më çështjen, CNN shkruan se, ekipi i Pence ka treguar se ish-zëvendëspresidenti është i hapur për të diskutuar një marrëveshje të mundshme me Departamentin e Drejtësisë për të dhënë disa dëshmi.
Thirrja e Pence nga departamenti, fillimisht është raportuar nga New York Times. Ndërsa, bëhet e ditur se kjo kërkesë është bërë përpara se Departamenti i Drejtësisë të caktonte një këshilltar special për të mbikëqyrur dy hetime të lidhura me Trump, duke përfshirë hetimin e lidhur me 6 janar 2021 dhe një tjetër për keqpërdorimin e supozuar të materialeve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Trump.
CNN ndër të tjera shkruhet, se nuk dihet se si emërimi i këshilltarit special Jack Smith do të ndikojë në diskutimet midis Departamentit të Drejtësisë dhe ekipit të Pence.
Kujtojmë se, Pence kohët e fundit ka botuar një libër me kujtime që përshkruante disa nga ndërveprimet e tij me Trump, teksa ish-presidenti kërkonte të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Që nga ky botim është pritur se Departamenti i Drejtësisë, do të kërkonte informacion në lidhje me ato ndërveprime si pjesë e hetimit penal.
