Ish-ushtari gjerman i UÇK-së komenton veshjen e Vjosa Osmanit me rroba ushtarake: Më dhëmbin sytë
Ish-ushtari gjerman i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Roland Bartetzko, ka komentuar veshjen ushtarake të presidentes Vjosa Osmani e cila në fjalimin vjetor para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht në Komandën e Forcave Tokësore në Istog u shfaq me uniformë të FSK-së.
Bartetzko ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter se me pamje të tilla i dhëmbin sytë dhe e urren.
“Gjithmonë më dhëmbin sytë kur civilët janë të veshur me rroba ushtarake, por veçanërisht kur politikanët e bëjnë një gjë të tillë vetëm për të fituar popullaritet”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se e urrente këtë gjë edhe kur e bënte ish-presidenti Hashim Thaçi.
“E urreja kur po e bënte Thaçi. Të jesh kreu i Forcave të Armatosura nuk të bën ushtar”, ka shkruar Bartetzko.
It always hurts my eyes when civilians are wearing military clothes but especially when politicians are doing it just to gain popularity points. I hated it when Thaçi was doing it. Being the (civilian) head of the Armed Forces doesn’t make you a soldier. pic.twitter.com/ryx4164YaX
— Roland Bartetzko (Роланд Бартецкo) (@Shaban113) December 28, 2022