Ish-ushtar i UÇK-së: Nuredin Lushtaku duhet të kritikohet ashpër, ai nuk duhej të ishte aty
Ish-ushtar i UÇK-së dhe asamblist i AKR-së në Skenderaj, Musa Dervishaj, ka reaguar për rastin e përplasjes së Nuredin Lushtakut me Policinë e Kosovës, ku mbetën të lënduar dy zyrtarë policiorë.
Dervishaj ka thënë se veç trimërin nuk mund t’ja mohosh, Nuredin Lushtakut dhe policit Enver Smakiqit ndërsa të tjerat sipas tij ‘i kanë mangut’.
Ai ka thënë se për këtë incident Nuredin Lushtaku është fajtor dhe se kjo duhet të thuhet.
Shkrimi i tij i plotë:
Thënja popullore
" DY ATLLAR NË NJË MULLAR NUK LIDHËN" e shpjegon më së miri konfliktin e së shtunës!
Që të dy në shiqim të parë dukën " Të egër e bandit" por realiteti është ndryshe, janë dy ish luftëtar trima të ish uçk'së, kanë burrni, kaq!
Për fat të keq përveq trimërisë që nuk ka njeri normal që ua mohon, krejt tjerat i kanë mangut!
Enveri ishte ushtar dhe tani polic (ushtar) i cili u plagos në detyrë në një konflikt banal, Nura një ish Deputet, Nënkryetar Komune, Gjeneral në pension, si i tillë duhet të kritikohet ashpër, ai nuk duhej të ishte aty!
Mos u ligni e mos u servilosni se nuk e vret Nura asnjërin prej jush, as me ardh e me ju puthë në faqe secilin me radhë nuk ka kohë!
Thuajeni të vërtetën!
Nura është "FAJTOR".
