Ish presidenti i Shqipërisë 'në hall', nuk arrin të gjejë pozicionin për 'selfie'
Ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është xhiruar nga disa qytetarë derisa kishte një ‘hall’.
Fatmirësisht, halli i tij nuk duket aq serioz pasi ai thjesht nuk arrin të gjejë një kënd për të bërë ‘selfie’-n e duhur me telefonin e tij.
Meta nuk është president i Shqipërisë nga 24 korriku i këtij viti, dhe tashmë është rikthyer në politikën aktive si kryetar i Partisë së Lirisë (ish LSI).
Në opozitë, Meta po bashkëpunon me Sali Berishën e Partisë Demokratike për t’i bërë opozitë kryeministrit Edi Rama dhe partisë së tij (PS).
Gjatë kohës si president, Meta është shquar për veprime jokonvenciale siç ishte ulja në gjunj për të bërë shqiponjën.