Ish-presidentët e Shqipërisë vizitë në Hagë, ata të Kosovës nuk e pranuan ftesën - NACIONALE

Ish-presidentët e Shqipërisë vizitë në Hagë, ata të Kosovës nuk e pranuan ftesën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentët e Shqipërisë javën e ardhshme do të qëndrojnë në Hagë, për vizitë te ish-krerët e UÇK-së.

Kjo është bërë nën organizimin e kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacolli. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Për dallim nga presidentët e Shqipërisë, ata të Kosovës nuk e pranuan ftesën.

POSTIMI I ZYBERAJT:

Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës.

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta.

Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës.

Lajme të ngjashme