Ish-ministrja Olta Xhaçka paraqitet në SPAK - NACIONALE

Ish-ministrja Olta Xhaçka paraqitet në SPAK

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Këtë të martë është paraqitur në SPAK, deputetja e Tiranës për Partinë Socialiste, Olta Xhaçka.

Ajo ka hyrë në ambientet e SPAK në orët e para të mëngjesit. Xhaçka është paraqitur e vetme dhe pa praninë e një avokati.

Gjatë mandateve qeverisëse me kryeministrin Edi Rama, Olta Xhaçka ka mbajtur detyrën e ministres së Mbrojtjes dhe më pas atë të ministres së Punëve të Jashtme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj në SPAK.

Kjo nuk është hera e parë që Olta Xhaçka paraqitet në ambientet e SPAK./EuronewsAlbania/

Lajme të ngjashme