Ish-ministrja Haradinaj: Kurti nesër të takojë dialog mes Kosovës e shteteve që s’e njohin - NACIONALE

Ish-ministrja Haradinaj: Kurti nesër të takojë dialog mes Kosovës e shteteve që s’e njohin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla ka thënë se kryeministri Albin Kurti në takim me këshilltarët e Berlinit dhe Parisit, duhet të kërkojë dialog mes Kosovës e pesë vendeve që s’e njohin ende si shtet të pavarur.

Haradinaj-Stublla përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se vetëm atëherë kur Kosova njihet nga këto shtete, do të largohen pengesat në politikën e BE-së për të qenë ndërmjetësuese e balancuar.

“Pa këtë predispozitë, shumëçka në procesin e dialogut të fasilituar nga BE (me çasje neutrale ndaj Kosovës së pavarur) është humbje kohe dhe anim në favor të Serbisë”, ka thënë tutje ajo.

Postimi i plotë:

Nesër në takimin me dy Këshilltarët e Berlinit dhe Parisit për dialog, KM Kurti duhet të kërkojë fillim të një dialogu të ri mes Kosovës dhe 5 shteteve mosnjohëse evropiane.

Vetëm atëherë kur Kosova njihet nga të gjitha shtetet e BE-së (ashtu si Serbia), do të largohen hendikepet politike e strukturore të BE-së për të qenë ndërmjetësuese e balancuar, fer, dhe rrjedhimisht e suksesshme në dialogun Kosovë - Serbi.

Pa këtë predispozitë, shumëçka në procesin e dialogut të fasilituar nga BE (me çasje neutrale ndaj Kosovës së pavarur) është humbje kohe dhe anim në favor të Serbisë.

Lajme të ngjashme