Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: Besoj që tani kemi arsye të gëzohemi – me 13 tetor mund të hiqen vizat - NACIONALE

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: Besoj që tani kemi arsye të gëzohemi – me 13 tetor mund të hiqen vizat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Mimoza Ahmetaj ka thënë që më 13 tetor mund të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka thënë ky është një momenti ri edhe brenda Bashkimit Evropian dhe si rrjedhojë sipas saj, presim që edhe Kosova ta përjetojë liberalizimin e vizave.

“Me 13 tetor në Luksemburg, ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen për një takim informal ku temë e ditës do të jetë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ahmetaj në Klan Kosova.

Sipas saj, tani qytetarët e Kosovës kanë arsye të gëzohen.

Besoj që tani kemi arsye të gëzohemi. Ky lajm vjen pas rrethanave të reja politike që janë në Evropë – pas luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Ne presim që edhe Kosovës t’i liberalizohen vizat”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme