Ish-ministri Mehaj emërohet këshilltar i jashtëm i kryeministrit Kurti - NACIONALE

Ish-ministri Mehaj emërohet këshilltar i jashtëm i kryeministrit Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është emëruar si këshilltar i jashtëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka thënë se Mehaj është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit sikurse disa të tjerë që janë nëpër institucioneve qeveritare.

“Po është këshilltarë i jashtëm si shume të tjerë që kemi për institucione”, ka thënë Rashiti për RTV Dukagjini.

Në gusht të vitit të kaluar, Mehaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, ai kishte treguar se dorëheqjen e ka ofruar për arsyeje personale.

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Mehaj.

Lajme të ngjashme