Ish-kryetari i Veteranëve edhe para tri vitesh tregoi se Dritan Goxhaj nuk ishte pjesë e UÇK-së - NACIONALE

Ish-kryetari i Veteranëve edhe para tri vitesh tregoi se Dritan Goxhaj nuk ishte pjesë e UÇK-së

5 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku e kishte përgenjështuar edhe para tri viteve Dritan Goxhajn, i cili prezantohej si ish-ushtar.

Klinaku kishte thënë se Goxhaj nu kështë veteran i UÇK-së dhe as nuk kishte aplikuar për një status të tillë.

“Së pari, Dritan Goxhaj nuk e di se është veteran i luftës së UÇK-së dhe as që ka aplikuar për një status të tillë dhe,

Së dyti, unë reagimin e kam bërë ndaj Gjykatës Speciale e cila ka arrestuar padrejtësisht një qytetar shqiptar me akuza sikur të shokëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për gjërat që iu kanë rrjedhur si skandale dhe i kanë bërë publike vet Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”, kishte shkruar ai.

Klinaku ka reaguar edhe sot lidhur me këtë çështje:

“Kur unë para 3 viteve e kam thënë që x personi nuk është veteran i luftës së UÇK-së, jo vetëm pse heshtnin disa, por akuzohesha unë pse po e them këtë. E, të tjerët (disa të njëjtë që më akuzonin mua atëherë) tani po tregojnë e flasin me fakte për këtë që thoja unë dikur!”.

Lajme të ngjashme