Ish-kryeshefi i PTK-së: Mburrja e kryeministrit me Telekomin e Kosovës është qesharake
Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka dëmtuar keq kryeministrin Albin Kurti, i cili mbrëmë është krenuar me këtë kompani publike.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haxha ka vlerësuar se mburrja e kryeministrit me me Telekomin e Kosovës është qesharake.
Ai ka thënë se nuk mund të mburresh me një kompani, të cilës qeveria vazhdimisht i ka ndarë para.
“Mburrja me Telekomin e Kosovës nga kryeministri Kurti është qesharake. Nuk mund të mburresh me një kompani apo menagjment STERIL që e ke vendos vet dhe si qeveri i ke nda me dhjetra miliona, keni largu punëtor nga puna, si dhe kualiteti i shërbimit është për tu dëshiruar. Shikoni sa miliona i ka jap qeverai Kurti Telekomit, ka largu mbi 300 punëtor, kryesisht, puntor vital. Me mbajt ‘gjalle’ kompanin me pare te shtetit, me largu nga puna dhe me u mburr”, ka shkruar Haxha.
Sipas tij, qeveria duhej të krenohej me këtë kompani nëse do t`i jepte dividend shtetit.
“DUHET të mburresh kur një kompani ia jap qeveris DIVIDEND me qindra miliona, kur punëson njerëz dhe kur kualiteti i shërbimit është në nivel. Kjo kompani ka jap mbi 400 milion shtetit te Kosoves dhe ka punesu mbi 1200 punetor, dhe sherbimet kane qene me te mirat ne rajon ne vitin 2009-2011”, ka shkruar Haxha.