Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, dënohet me 10 vite burgim për zbulim të sekreteve shtetërore - NACIONALE

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, dënohet me 10 vite burgim për zbulim të sekreteve shtetërore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gjykatë në Pakistan të martën e dënoi ish-kryeministrin Imran Khan me 10 vite burgim për zbulim të sekreteve shtetërore, tha ekipi medial i tij.

Rasti ka të bëjë me akuzat se Khani kishte ndarë përmbajtje të një kablloje sekrete të dërguar nga ambasadori i Pakistanit në Uashington te qeveria në Islamabad, raporton agjencia “Reuters”.

Partia e Khanit, PTI, tha se edhe ai, edhe ish-ministri i Jashtëm, Shah Mehmood Qureshi, ishin dënuar me nga dhjetë vite burgim secili nga një gjykatë e posaçme.

Në reagim thuhet se partia do ta sfidojë vendimin dhe e quajti rast të montuar.

Lajme të ngjashme