Ish kreu i Odës Ekonomike thotë se ka rënie drastike të tregtisë mes Kosovës e Shqipërisë, i reagon me lotë ish kryeministri
Ish kreu i OEK-ut thotë se ka rënie të këmbimit tregtar Kosovë-Shqipëri, ‘qan’ ish kryeministri
Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin ka thënë se ka rënie të “këmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”. Ky status e ka promovuar reagimin edhe të ish kryeministrit Hoti.
Gërxhaliu i është referuar shifrave të INSTAT-it nga Shqipëria, që në dhënat e fundit zyrtare ka mbuluar periudhën prej muajit janar e në muajin gusht të vitit 2022.
Për këtë periudhë, Gërxhaliu thotë se “sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%,” ndërsa importet kishin rënë për 12%.
“Dy shtete të një populli të ndarë, sa larg e sa afër,” – ishte komenti i z. Gërxhaliu.
Në këtë status ka reaguar ish kryeministri Avdullah Hoti përmes figurës (emoji) :’(, që shpreh zakonisht pikëllim.

