E korrigjuar: Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci e mohon se e ka ndërruar fenë
Përditësim: Ora 12:31.
Sabit Geci, ish-komandant i UÇK-së, ka dhënë një përgjigje për Expressin, ku ka mohuar se është konvertuar.
“Kjo është hajgare. Këto janë hajgare. Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, tha Geci për Express.
Sabit Geci, ish-komandant i njohur i UÇK-së, raportohet se është konvertuar në katolik.
Së paku kështu pretendon Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë, që ka postuar një fotografi, në të cilin shihet Sabit Geci.
Ndërsa në mbishkrimin e fotografisë, kjo famulli ka shkruar “pagëzimi i ish-komandantit të UÇK-së Sabit Geci”.
“Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci.
"Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”” – shkruhet aty.
Gazeta Nacionale është duke tentuar të bisedojë me Gecin për të marrë më shumë informacione rreth kësaj teme.