Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë reagon pas deklaratave të Qumilit: Koke korit
Humoristi, Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili, ka komentuar raportimet se ai kishte ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, gjatë një interviste në emisionin “Canape” në T7.
Gjatë bisedës, ai në një moment iu referua komandantit të Policisë në Gjakovë, pa ia përmendur emrin, duke aluduar se rasti ishte trajtuar me tendencë.
Pas kësaj deklarate ka reaguar ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, përmes një postimi në Facebook.
“Sevdai koke korit qtu pak! Komandanti nuk identifikohet me Katolik e Musliman. Une jam bash Shqiptar me fis Merturi sikur qe jeni edhe ju! Megjithate “Faleminderit shume”!”, shkroi ai, duke publikuar një fotografi me humoristin.