Ish-komandanti i FSK-së për propagandën me "ushtri në veri": Operacion i rëndomtë, po bëhet bujë për zgjedhje - NACIONALE

Ish-komandanti i FSK-së për propagandën me "ushtri në veri": Operacion i rëndomtë, po bëhet bujë për zgjedhje

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se operacioni i ushtrisë së Kosovës në veri për ta kërkuar trupin e 33-vjeçarit që kërceu në Ujman, është i rëndomt dhe se po përdoret politikisht për poena, meqenëse ka zgjedhje këtë vit.

“Dhe kjo që po bëhet bujë, vetëm për poena politikë se zgjedhjet i kemi sivjet, ky është operacion i rëndomtë i FSK-së”, tha ai.

Tutje, ai për Nacionalen shpjegoi se kishte edhe disa raste të tjera në të kaluarën, që FSK-ja ishte në veri të vendit, për operacione të tilla.

“Unë sa kam qenë komandant dy herë FSK-ja ka zbarkuar në veri të Kosovës për çështje humanitare. Marrëveshja mes KFOR-it dhe qeverisë së atëhershme nuk e ndalon FSK-në me shku në veri, por jep mundësi që nëse shkon, të shkojë në koordinim dhe bashkërendim me KFOR-in”, ka thënë Kastrati për gazetën Nacionale.

Lajme të ngjashme