Ish-këshilltarja e Latifit: Ata që e ftuan, u munduan në çdo hap vetëm ta pengonin - NACIONALE

Ish-këshilltarja e Latifit: Ata që e ftuan, u munduan në çdo hap vetëm ta pengonin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lumturie Bekaj, ish-këshilltarja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka treguar se Latifi ishte penguar në punë nga ata që e kishin ftuar që të drejtojë këtë institucion.

Sipas Bekajt, ish-ministri pengohje në punë e tij.

Ata që e ftuan, u munduan në çdo hap vetëm ta pengonin.”, ka thënë ajo dukë lënë të kuptohet vartës të pushtetit të Qeverisë Kurti kanë penguar ish-ministrin, pasi ai u ftua nga ta.

Prof. Dr. Rifat Latifi, sa ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, përkundër pengesave masive, të grupeve të interesit, ka qenë dhe do të mbetet meritori i vetëm për ndryshime rrënjësore të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës! Lufta politike, individë dhe grupe të interesit (të cilët mendojnë se sot fituan- përkundrazi kanë humbur) u munduan në vazhdimësi ta pengojnë punën dhe angazhimin e dr. Latifit, të cilin bota e cilëson GJENI të tranformimit shëndetësor. Ata që e ftuan, u munduan në çdo hap vetëm ta pengonin. Ishte i pari që aktivizojë DIPLOMACINË MJEKËSORE, dhe i pari që u mundua për përmirësim të kushteve të stafit mjekësor dhe shërbime sa më të mira për qytetarët. Megjithatë, AI asnjëherë nuk do të ndalet së kontribuari për qytetarët e vet! Vazhdojmë..#Prof.Dr.RifatLatifi#.”, ka shkruar ajo.

Ndryshe reagimi i saj vjen menjëherë pas emërimit të Arben Vitisë në pozitën e ministritë të Shëndetësisë.

Emrimi i tij ka nxitur reagime të shumta dhe nuk është pritur mirë.

Lajme të ngjashme