Ish-këshilltari i Kurtit kërkon ekzaminim psikiatrik për presidentin, kryeministrin, deputetët e ministrat
Durim Berisha ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka kërkuar ekzaminim psikiatrik çdo tre muaj për presidentin e vendit, kryeministrin, ministrat dhe deputetët.
Berisha thotë se kjo duhet të obligohet pasi që sipas raporteve për shteteve të BE-së, 75 për qind e popullsisë vuan nga çrregullimet psiqike të pashërueshme.
Shkrimi i tij i plotë:
N'Kosove duhet obliguar Presidentin e Shtetit, kryeministrin, ministrat dhe deputetet e Kuvendit qe t'i nenshtrohen ekzaminimit psikiatrik çdo tre muaj nga komisioni profesional.
Na jemi popull me t'kalume te veshtire dhe raportet e institucioneve te shume shteteve te BE-se kane konstatu se 75% e popullsise vuan nga çrregullime psikike te pasherueshme.
A e keni pa qysh secili politikan e "diagnostifikon" tjetrin. Nuk eshte marre me pas çrregullime psikike, mirepo ky lloj i semundjes e ben dikend te padenje e te paafte per te ushtruar nje funksion publik.