Ish-këshilltari i Thaçit: Mjerimi institucional i kësaj qeverie tregohet kur për “Zajednicën” fshihen pas Kushtetuese
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaci, Adil Behramaj, ka vlerësuar se pushteti aktual po fshihet pas Gjykatës Kushtetuese për “Zajednicën”.
Ai ka thënë se kjo tregon mjerimin e kësaj qeveria.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se pushteti aktual për “Zajednicën” fshihen pas Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të njëjtën e quan të instrument “për ta mbrojtur shtetin e kapur” kur opozita ia dërgon ligjet antikushtetuese aty.
“Mjerimi institucional i kësaj qeverie tregohet edhe kur për Zajednicën fshihen pas Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të njëjtën e quajnë instrument “për ta mbrojtur shtetin e kapur” kur opozita ia dërgon ligjet antikushtetuese aty. Çoroditja e këtij pushteti është duke mbiprodhuar palaçollëk për qytetarët!”, ka shkruar Behramaj.