Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti ka frikë nga një marrëveshje përfundimtare - NACIONALE

Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti ka frikë nga një marrëveshje përfundimtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bekim Çollaku, ish-këshilltari i ish-Presidentit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka frikë nga një marrëveshje përfundimtare.

Çollaku ka folur edhe për dialogun Kosovë - Serbi, ku sipas tij ky proces ka stagnuar gjatë 3-4 viteve të fundit.

“Fillimisht, me të vërtetë është gjë e keqe dhe një dëshmi tjetër shtesë që dialogu në këto tri-katër vitet e fundit thuajse ka stagnuar në tërësi dhe si rrjedhojë e stagnimit drejt avancimit dhe drejt ecjes drejt marrëveshjes përfundimtare, kemi pasur një kthim prapa dhe një riciklim të marrëveshjeve teknike. Këtu duke përfshirë edhe marrëveshjen për targat të makinave, e cila është bërë vite më parë dhe për arsye të ndryshme nuk është zbatuar në tërësi”, ka theksuar ai.

Ish-këshilltari i Thaçit, tutje është shprehur se tensionet në veri të Kosovës nuk e di se kujt i shkojnë për shtati, dhe sipas tij Kosovës nuk i shkojnë aspak.

“Dhe së treti, marrëveshja për targat po përdoret si një element për ta ruajtur status quon aktuale, që nënkupton për të mos lëvizur drejt marrëveshjes përfundimtare. Fatkeqësisht, ruajtja e status quos është interes i kryeministrit Kurti, i cili ka frikë nga marrëveshja përfundimtare, prandaj vazhdon të shpenzoj kohë dhe energji në cështje të natyrës teknike”, tha Çollaku në Blic Interview.

Sa i përket ngritjes së tensioneve në veri, Çollaku ka thënë se në njërën anë është Qeveria e Kosovës dhe në tjetrën Qeveria e Serbisë, e cila po mundohet ta mbajë kontrollin në veri përmes strukturave paralele atje.

Lajme të ngjashme