Ish-këshilltari i Thaçit demanton Kurtin: Nëse krimet e luftës qenkan amnistuar, si u ngritën rreth 40 aktakuza? - NACIONALE

Ish-këshilltari i Thaçit demanton Kurtin: Nëse krimet e luftës qenkan amnistuar, si u ngritën rreth 40 aktakuza?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po ia bën argatin Serbisë duke propaganduar faljen e krimeve të Serbisë në Kosovë.

Ai ka sjell disa fakte që dematojnë pretendimin e Kurtit se Ligji për Amnisti, i cili është miratuar në vitin 2013, ka falur krimet serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se gjatë kësaj periudhe kohore janë ngritur rreth 40 aktakuza për krime lufte.

“Qysh qenkan amnistuar krimet serbe nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2013, kur heroi i tij serb Oliver Ivanoviq u dënua pas këtij viti? Qysh qenkan amnistuar krimet e Serbisë kur ish-gardiani serb Dragisha Milenkoviq në çdo seancë të vitit 2024 po e thërret si dëshmitar Albin Kurtin për të treguar që ai u kanë i sjellshëm, sepse i kishte bërë shoqëri Kurtit në qeli dhe i kishte dërguar libra?”, ka shkruar ai.

Sipas tij, pretendimet e Kurtit janë vetëm propagandë.

“Nuk po i zënë Bobanin e Golubin, Donçiqët e Binxhës, pjesëtarët e strukturave kriminale të Serbisë me të cilët Albin Kurti pështillej nëpër qebe, se edhe ata i arrestojnë për krime lufte. Nëse krimet e luftës na qenkan amnistuar me ligj në vitin 2013, atëherë mbi çfarë baze ligjore u ngritën rreth 40 aktakuza për krimet serbe të luftës, të cilat përfshijnë qindra të akuzuar? Cilës të vërtetë mund t’i shërbejë Albin Kurti, deri sa nuk i shërben as të vërtetës për krimet e Serbisë në Kosovë?”, ka shkruar Behramaj.

Lajme të ngjashme