Ish-këshilltari i Kurtit për militantët e VV-së: Kurrë nuk keni me u kthjellë
Durim Berisha, ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, ka folur në lidhje me zhvillimet në Klinikën e Onkologjisë.
Aty, u tha se po kanë mundësi të trajtohen vetëm 10 nga 80 pacientët e sëmurë.
Berisha ka kritikuar militantët e VV-së që nuk po e pranojnë realitetin.
POSTIMI:
Dje ne Kliniken e Onkologjise po shkruan Merita Brovina, kane pasur mundesi te trajtohen vetem 10 nga 80 pacientet e semure me kancer, per shkak se nuk eshte furnizuar me doza te mjaftueshme, pra me 80 sa do duhej, Klinika e Onkologjise.
Po flasim per furnizim emergjent, se ne nje shoqeri normale do duhej te kishte medikamente ne depo, jo me furnizim ad-hoc, sot per sot.
Keto jane procese qe nuk kerkohet 100 vjet qeverisje per me i vendos ne binar. Mjaftojne 3 muaj dhe vemendje e vazhdueshme. Nuk jane procese ku kerkohet ekspertize e jashtezakonshme. Thjeshte pergjegjesi minime ne kryerjen e detyres. Eshte minimumi qe shteti e ka obligim se siguroje te drejten per jete.
E militanti don me e çky germazin "ende s'jeni kthjelle nga 14 shkurti". Jo pasha Zotin ju nuk jeni kthjelle edhe s'keni me u kthjelle kurre.
Ajo qe e karakterizuar gjithmone LVVne edhe ne komunat qe ka qeverisur pas zgjedhjeve te 2013es, eshte refuzimi total per te pranu pergjegjesi e deshtim. Gjithmone fajtor jane ata qe kane qeverisur para tyre apo ne po i shikojme gjanat prej prizmit t'gabuar.