Ish-këshilltari i Kurtit: Në kohën sa e këshilloja Kurtin, ministrat e tij fshihnin procedurat juridike - NACIONALE

Ish-këshilltari i Kurtit: Në kohën sa e këshilloja Kurtin, ministrat e tij fshihnin procedurat juridike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Durim Berisha, ish këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se në kohën sa ishte këshilltar i të parit të qeveisë, ministrat e Kurtit fshihnin procedurat juridike nga këshilltarët e kryeministrit.

Berisha ka pretenduar se kjo ndodhte sepse këshilltarët i tregonin ministrave se për një apo më shumë çështje “nuk kanë të drejt ta bëjnë një gjë të tillë”, e kjo sipas Berishes u pengonte ministrave, të cilët provonin ta evitonin një informacion të tillë.

“N'kohen kur kom qene keshilltar i KM, tentojshin ministrat me fsheh ndonje procedure juridike prej keshilltareve juridike te Kryeministrit me arsyetimin se keta tre s'po dine me thane send tjeter veq "s'keni te drejte me bo nje gje te tille".

Kur je keshilltar i nje funksionari e ki per detyre me i tregu çka thote ligji, e jo çka thojne forumet e partise.

Db” ka shkruar Durim Berisha ish këshilltar i Kurtit.

Lajme të ngjashme