Ish-këshilltari i Kurtit kritikon ministren Haxhiu: Që dy vjet në pushtet e hala me mend të opozita
Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit shfrytëzoi rrjetin social “Facebook” për të raportuar një rast të tentim dhunimit ndaj një të miture.
Berisha ka thënë se kur kë një pozitë të tillë, nuk mund të bëhet postim në rrjete sociale për të raportuar detaje të ngjarjes, por duhet të informohet Kryeprokurori i Shtetit.