Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti i reagon Abazoviqit: Më shumë neve po na pengon fakti që ti je shqiptar
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Dritan Tali, ka reaguar ndaj kryeminisrit malazez, Dritan Abazoviq, i cili tha se duan ta rrëzojnë në Mal të Zi se u pengon që është shqiptar.
Ai përmes një postimi në Facebook, drejtuar kryeministrit Abazoviq, tha se më shumë na pengon neve shqiptarëve fakti që Abazoviq është shqiptar se sa malazezëve.
“Më shumë neve shqiptarëve po na pengon fakti që ti je shqiptar sesa që po ju pengon malazezëve, beso a! Mistrec!!!” – shkroi ai në Facebook.