Ish-këshilltari i Clark foli për situatën kaotike pas luftës: Kishte mungesë të zbatimit të ligjit - NACIONALE

Ish-këshilltari i Clark foli për situatën kaotike pas luftës: Kishte mungesë të zbatimit të ligjit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Clark, Michael Durkee, ka folur për situatën pas luftës në Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Mentor Beqiri, pjesë e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, Durkee tha se kishte mungesë të zbatimit të ligit.

Përgjigjet:

Mentor Beqiri: Situata pas lufte në Kosovë ka qenë shumë kaotike?

Durkee: Po.

Beqiri: Mijëra refugjatë u kthyen në Kosovë për çështje javësh?

Durkee: Po. Këto shifra kanë qenë konstatime të KFOR-it.

Beqiri: Nevoja për strehim, kujdes shëndetësor ka qenë e rëndësishme?

Durkee: Po.

Beqiri: Në këtë artikull thuhet se “ne nuk mund të drejtojmë gishtin kah UÇK-ja”, tha komandanti në një konferencë për shtyp. Besoj që pajtoheni se kishte element kriminal që mbërrin nga të gjitha anët e kufirit.

Durkee: Po.

Beqiri: Kjo ndikoi që të kishte mungesë të zbatimit të ligjit?

Durkee: Po

Lajme të ngjashme