Ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it: Hetimi i krimeve të vetëm një grupi etnik dëmton besueshmërinë e Gjykatës Speciale - NACIONALE

Ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it: Hetimi i krimeve të vetëm një grupi etnik dëmton besueshmërinë e Gjykatës Speciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it Dean Pineles, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur rreth Gjykatës Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Pineles thotë se trajtmi nga Specialja i krimeve të luftës të kryera vetëm nga një grup shqiptarët dëmton besueshmërinë e saj, thotë ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it Dean Pineles.

“Clint Williamson në raportin e tij është përgjigjur ndaj këtij argumenti duke thënë se shumë serbë janë dënuar nga Gjykata e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, që nuk është më në funksion. Ai ka thënë se Gjykata Speciale do të merret vetëm me krimet e UÇK-së. Por, ende ka shumë njerëz të dyshuar për krime lufte, që jetojnë të lirë në Serbi. Serbia ka një gjykatë të krimeve të luftës, por ajo është duke lëvizur me hapa shumë të ngadaltë dhe shumë pak është duke u bërë për hetimin dhe gjykimin e këtyre rasteve. Sigurisht që mund të bëhet një argument bindës se këtu kemi të bëjmë me një trajtim të pabarabartë”, tha autori i librit të botuar së fundmi “Odiseja e një Gjykatësi”.

Pineles përmen faktin se kjo gjykatë nuk ka asnjë kosovar të punësuar ndonëse i nxjerr fajtor “heronjët e rangut të lartë të UÇK-së

“Mendoj se kjo është sigurisht një çështje e diskutueshme dhe unë mendoj se po. E përmenda më parë që Gjykata Speciale ka punësuar 250 njerëz nga 25 vende. Nuk ka asnjë kosovar të punësuar në gjykatë. Ajo është një organizatë tërësisht ndërkombëtare. Nëse në fund, kjo gjykatë, e cila nuk ka asnjë përfaqësues nga Kosova, i nxjerr fajtor këta heronj të rangut të lartë të UÇK-së, unë nuk mendoj se kjo do të sillte pajtim në mesin e publikut në Kosovë. Dhe kemi një precedent për këtë. Nëse i hedhim një vështrim vendimeve të Gjykatës për krimet e Luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë, ato lidhur me rastin e Fatmir Limajt në vitin 2005 dhe dy rastet e Ramush Haradinajt, të dy ata u mirëpritën si heronj në Kosovë. Haradinaj u shpall i pafajshëm dy herë dhe u konsiderua hero i luftës. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, unë mendoj se do të kishte patur protesta në Kosovë. Kështu që legjitimiteti i gjykatës speciale është një çështje shumë e rëndësishme. Ajo u krijua me tjerash edhe me synimin për të ripajtuar njerëzit dhe për të prezantuar të vërtetën para botës, përfshirë para popullit në Kosovë. Dhe nëse vendimet nuk besohen nga banorët e Kosovës, atëherë një nga objektivat kyçe të gjykatës do të dështonte”, tha ai.

Pineles foli edhe për ish-senatorin zvicerian Dick Marty i cili dërgoi në Këshillin e Evropës një raport kui cili pretendonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përfshirë në trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.

“Kjo nuk është përmendur në asnjë rast nga kjo gjykatë. Ansnjëra nga akuzat e ngritura deri më tani nuk merret me çështjen e trafikimit të organeve. Megjithëse trafikimi i organeve ishte një nga faktorët, që çuan në krijimin e Gjykatës Speciale, nuk është ngritur asnjë akuzë për këtë çështje”, tha ai ndër tjerash.

Lajme të ngjashme