Ish-diplomatja kujton kohën ku Vuçiq kërcënonte mediat në Kosovë: Ai është ende i njëjti pas 25 vitesh
Meliza Haradinaj-Stublla, ish-kryediplomate e Kosovës, kujtoi se si ministri i atëhershëm i Serbisë për Informim, Aleksandr Vuçiq, kërcënoi mediat kosovare të rregullojnë qasjen e tyre editoriale ose të përballen me ndjekje penale.
Haradinaj-Stublla tha se edhe 25 vjet më pas, Vuçiq prapë mbetet i njëjtë.
Postimi:
Më 17 dhjetor ‘98, Veton Surroi informoi SHBA-në për veprimin e pamëshirshëm të ndërmarrë nga ministri i atëhershëm i informacionit i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke kërcënuar mediat kosovare që të ndryshojnë politikën editoriale! 25 vjet pas Vuçiqit mbetet i njëjtë me median e lirë në Serbi.
On Dec 17 ‘98, @VSurroi informed #US about the ruthless action undertaken by then minister of information of #Serbia @avucic threatening #Kosovo #Alb media outlets to change their editorial policy!
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) January 14, 2023
25yrs after @avucic remains the same with free media in 🇷🇸. #ClintonArchives🇺🇸 pic.twitter.com/LH2TjwOQmM