Ish deputetja e LDK-së i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje - NACIONALE

Ish deputetja e LDK-së i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka kumtuar lajmin se grupit të VV-së, i është bashkuar ish deputetja e LDK-së, Vlora Limani Hajnuni.

Rrustemi ka shkruar se në këto ditë të zgjedhjeve të brendshme, po shtojnë radhët organizative e po krijojnë hapësirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e vendit e komunës së lajmit.

Ardhja e Vlorës është kontribut i rëndësishëm e së bashku do të punojmë që Lëvizja të jetë Organizata më e fuqishme ashtu siç e ka edhe mbështetjen e madhe.

Organizimi në Lipjan është i nevojshëm më shumë se kurrë më parë, duke mobilizuar profesionistë të ndryshëm e aktivistë që e duan progresin. Padyshim në këtë mes, organizimi i vajzave e grave është sa i rëndësishëm po aq edhe i domosdoshëm”, ka shkruar Rrustemi.

Lajme të ngjashme